Koalicioni me PD-në, kryesia e PDIU-së mandaton Shpëtim Idrizin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2013, 13:20
Kryesia e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, pas mbledhjes së sotme, vendosi me unanimitet, mandatimin e kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi për të vijuar negociatat me Partinë Demokratike për një koalicion parazgjedhorNë një deklaratë të PDIU-së thuhet se ky koalicion parazgjedhor duhet të bazohet mbi përfshirjen e çështjes çame, mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve dhe garancitë e nevojshme për administrimin dhe garantimin e votave të PDIU-së gjatë procesit zgjedhor në bazat e këtij koalicioni.Ndërkohë, kreu i PDIU-së do të vijojë takimet për arritjen e këtyre qëllimeve, të cilat u sanksionuan në mbledhjen e kryesisë.