Morinë, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim

Dy persona janë prangosur nga policia kufitare e Morinës në Kukës, pasi ishin shpallur në kërkim nga policia kosovare dhe ajo shqiptare për vepra të ndryshme penale.Sipas informaciomneve të marra nga pika e Kalimit Kufitar e Morinit në Kukës, bëhet e ditur se janë arrestuar dy shtetasit Bekim Bajrami 25 vjeç nga Prishtina dhe Halil Aliu 41 vjeç nga Ferizaj.Ndalimi i 25-vjeçarit është bërë sepse gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultonte se ishte person në kërkim për llogari të policisë kosovare ndërsa ndalimi I 41-vjeçarit Aliu u bë pasi ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Durrës dhe i dënuar për veprën penale "Falsifikim apo përdorim të pasaportave, letërnjoftimeve apo vizave të falsifikuara".