Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari, policia: 26-vjeçari person me rrezikshmëri të lartë
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një të shumëkërkuari për disa ngjarje të rënda të ndodhura në qytetin bregdetar.Sipas policisë është arrestuar 26-vjeçari Ermal Sakaj, pasi më datë 10.07.2012 ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Klajdi Muça, si dhe më datë 27.11.2012 ka tentuar të vrasë po me armë zjarri shtetasin Avni Memsulla.Sakaj dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera dhe klasifikohej si një person me rrezikshmëri të lartë kriminale dhe për kapjen e tij ishin organizuar disa operacione policore.Ndaj 26-vjeçarit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe, “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.