Ligjet miratojnë dy dekretet e presidentit për Gjykatën e Lartë
Komisioni i ligjeve ka miratuar sot vetëm me votat e mazhorancës dy dekretet e presidentit Nishani për dy anëtarët e Gjykatës së Lartë.Mbledhja u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me votimin e tyre.Deputeti i PS-së Pandeli Majko e cilësoi si të turpshme votimin e dy dekreteve nga mazhoranca.“Është turp pasi dy dekretet e presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk u hodhën fare në votë” është shprehur Majko.Ndërsa kreu i komisionit Ilir Rusmajli theksoi se anëtarët e PS-së duhet të zgjoheshin më herët që të vinin në komision.Komisioni ka zhvilluar edhe seanca dëgjimore me dy kandidatët Admir Thanza dhe Tom Ndreca të cilët pritet të zëvendësojnë vendet e mbetura vakant, pas largimit drejt gjykatës Kushtetuese të gjyqtarëve Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari.Admir Thanza ka qenë pjesë e gjykatës Kushtetuese, mandat që i mbaroi para dy vjetësh. Ndërsa Tom Ndreca njihet si gjyqtar i Kolegjit Zgjedhor, që gjykoi ankimimet e zgjedhjeve vendore të 2011-ës.