Mblidhet sot në Luksemburg Këshilli i MSA-së BE-Shqipëri

Mblidhet sot në Luksemburg Këshilli i Stabilizim-Associimit BE-Shqipëri ku pritet që vendet anëtare  të shprehin  edhe qëndrimin e përbashkët për ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.Në mbledhjen e Këshillit do të jetë i pranishëm edhe komisioneri për zgjerim Stefan Fyle ndërsa delegacioni shqiptar drejtohet nga Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.Në qëndrimin e tyre shtetet anëtare pritet të ripërsërisin axhendën e refomave që duhet të përmbushë Shqipëria për marrjen e statusit të vendit kandidat.Gjithashtu pritet që në Këshill t`i kërkohet autoriteteve shqiptare të marrin masat e nevojshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe sipas standarteve ndërkombëtare.