Koalicionet parazgjedhore, PD dhe PS mbyllin sot marrëveshjet e fundit

Partitë politike do të vijojnë sot negociatat për mbylljen e koalioneve zgjedhore  pasi nesër në orën 18:00 skadon afati për rregjistrimin e tyre në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve.Gjatë ditës së djeshme Partia Socialiste publikoi emrin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, ndërsa firmosi me LSI dhe arriti marrëveshjen me PBDNJ.Ndërkohë sot pritet që selia rozë të zyrtarizojë bashkëpunimin me PDS e Milos dhe PSD e Gjinushit, ndërsa aleanca “Kuq e Zi” ende nuk ka një vendim zyrtar nëse do të bashkohet apo jo me koalicionin e majtë.Nga kampi tjetër, Partia Demokratike vijoi deri vonë mbrëmë bisedimet me krerët e partive të spektrit të djathtë, një pjesë e mirë e të cilëve deklaruan pas takimeve se kanë pranuar të bëhen pjesë e koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike.Pritet që gjatë ditës së sotme të firmoset marrëveshja dhe të zyrtarizohet emri i koalicionit të djathtë.