KQZ miraton kërkesën e PR për komisionerë, regjistrimi i koalicioneve shtyhet deri nesër

Partia Republikane tashmë do të ketë përfaqësues në komisionet e niveleve të dyta të administrimit të zgjedhjeve të 23 qershorit përkatësisht në KZAZ, KQV dhe do të marrë pjesë në shortin për propozimin e anëtarit të GNV-së.Përfaqësuesi i Partisë Republikane Arjan Madhi e përcaktoi kërkesën e tyre si dicka ligjore pas largimit të LSI. Kërkesa e kësaj force politike është miratuar në Komisionin Qendror Zgjedhor pavarësisht kundërshtimit të përfaqësuesve të opozitës.Vendimi i KQZ nuk është pritur aspak mirë nga përfaqësuesit politikë të opozitës në KQZ, Gjonçaj dhe Manjani, të cilët më pas kanë braktisur edhe mbledhjen në shenjë proteste.Që në fillim të mbledhjes përfaqesuesi ligjor i PS-së Genci Gjonçaj kërkoi heqjen nga rendi i ditës të kërkesës se paraqitur nga Partia Republikanë, për zëvendësimin e anëtarëve të  LSI-së në komisionet e niveleve të dyta të administrimit të zgjedhjeve.Por kjo kërkesë nuk u pranua nga Kryetarja e KQZ Lefteri Lleshi e cila ka theksuar se nuk ka asnjë argumentin ligjor për heqjen e kesaj kërkese nga rendi i ditës.“Kjo nuk ka lidhje me afatin e regjistrimit të koalicioneve. KQZ nuk e shqyrton çështjen që është në rend të ditës me çështjen e koalicioneve” tha Lleshi.Ndërkaq KQZ ka shtyrë edhe afatin për regjistrimin e koalicioneve. Ndonëse ishte përcaktuar 23 prilli si afati limit kur partitë e mëdha duhet të regjistronin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën e aleancave, burime pranë KQZ bëjnë të ditur se partitë kanë dhe 24 orë kohë.Një tjetër pikë që shkaktoi debate në mbledhjen e radhës së KQZ ishin edhe përfundimet e ndryshme të nxjerra nga auditët për listat e votuesve.Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrrë edhe një sërë vendimesh të tjera në lidhje me procesin zgjedhor parlamentar.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe vendosi me 4 vota pro:- Rrëzimin e kërkesës së Komitetit Nismëtar, i cili do të organizonte punën për paraqitjen e zotit Sazan Guri si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013”.- Miratimin e projektvendimit, “Për miratimin e modeleve të dokumentacionit të punës së KQV-së, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013”.- Miratimin e projektvendimit, “ Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Republikane për caktimin e Partisë Republikane si parti që ka të drejtë të paraqes propozime për anëtar të KZAZ-ve, KQV–ve në rang vendi dhe të marrë pjesë në shortin për propozimin e anëtarit të GNV-ve”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të pranojë pjesërisht, kërkesën e Partisë Republikane.- Miratimin e projektvendimit, “Për miratimin e Manualit të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend, datë 23 Qershor 2013”. Manuali është konceptuar për t’u ardhur në ndihmë anëtarëve të KZAZ-ve në veprimtarinë e tyre për administrimin e procesit zgjedhor. Manuali përmban edhe një plan veprimesh, me afate kohore për të gjithë procesin zgjedhor, më qëllim që të orientojë KZAZ-në, në punën e saj.- Miratimin e projektvendimit, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23 qershor 2013”.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjithashtu shqyrtoi;- “Raportet e ndërmjetëm të auditëve teknicien për verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të RKGJC-së dhe proçesin e hartimit të listave”.Dy auditët teknicienë, Genti Malko dhe Dashamir Çali, raportuan para Komisionit Qendor të Zgjedhjeve lidhur me verifikimet e bëra në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Raporti i auditëve Dashamir Çali dhe Genti Malko i referohen periudhës deri në 3 mars - 3 prill të vitit 2013. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i përcjellëDrejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, gjetjet dhe rekomandimet përkatëse të dy auditëve, lidhur me problematikën e hasur gjatë punës së tyre për verifikimin e proçesit të hartimit të listave të zgjedhësve.