Kruja, Rama: KM pranon që Kruja është shkatërruar, autorin e di populli

Në kërkim të gjetjes së fajtorit të shkatërrimit të qytetit të Krujës, kryesocialisti Edi Rama i është kundërpërgjigjur akuzave të Kryeministrit Berisha, ku shprehet se me rëndësi është që Berisha pranon shkatërrimin e qytetit, fajtorin ta gjejë populli.“Paska thene qe Krujen e paska shkaterruar opozita! Ka nje gje te mire kjo:E pranon qe Kruja eshte shkaterruar. Autorin e di vete populli” shkruan Rama në twitter.Më herët kreu i qeverisë ndërsa inaguroi impiantin e ujërave të ndotura në Durrës, akuzoi Ramën si krijuesin e guroreve në Krujë.“Një përgjigje të merituar sot ka marrë edhe ndotja e ajrit në Tiranë. Ndotja e ajërit për herë të parë pas shumë vitesh ka zbritur në standartet e pranuara europiane. Atij që bërtet çdo ditë për guroret e Krujës i them këtu se ato vërtet janë të shëmtuar por ato i krijove ti me klaninin e betonit tënd në Tiranë. Dua të rikujtoj furrat e tmerrshme të gëlqeres që shpërndanin në Tiranë blozën kancerogjene. Dhe ato nuk janë më dhe ne do bëjmë gjithçka që edhe ato plagë që janë hapur nga babëzi ti mbyllim dhe ti shërojmë. Politika jonë ndaj mjedisit është politika më serioze. Besoj në parimet se mbrojta e tij është e barazvleshme me mbrojtjen e jetës” tha Berisha.