Koalicionet me të “mëdhatë”, Koja: Maksimalizojnë votën e të voglave, e dikton kodi

Kur ka mbetur vetëm një ditë nga përfundimi i afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ, dy forcat e mëdha politike kanë nisur aksionin e negociatave për krijimin e blloqeve parazgjedhore. Kreu i një prej të voglave në kampin e majtë, Gjergji Koja në marrëveshjen e nënshkruar me PS vlerëson mbi të gjitha garancinë për ruajtjen e votës. Ndërsa foli në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, kreu i PSM-së nuk mohoi faktin se është kodi zgjedhor që e dikton një “betonizim” të tillë, ndërsa duke iu referuar po prapë marrëveshjes me selinë rozë theksoi se është një marrëveshje që ka të drejtat dhe detyrimet për secilën palë.“Sot dhe nesër mbyllen koalicionet. Në fund të fundit stabilizohen blloqet e mëadh që do shkojnë në zgjedhje, edhe pse me probleme në KQZ. Le të shpresojmë se do bëjmë një fushatë të qytetëruar, përvec kodit zgjedhor koalicionet janë të domosdoshme . Kjo ka diktuar një maksimalizim votash në kuadër koalicionesh. Përfiton partia e parë nga votat e partive të tjera, por edhe partitë e vogla pas asaj të madhes kanë mundësi të mëdha për të siguruar përfaqësinë në parlament. Kjo ka penalizime për partitë e vogla. Janë disa parti që e kanë vuajtur në 2009, të tjera do ta vyuajnë në 2013. Është një marrëveshje që ka të drejtat dhe detyrimet për secilën palë, nuk kam cfarë kërkoj nga zoti Rama nëse nuk kontribuoj me vota dhe anasjelltas. Kemi një bllok të madh të partive të majta dhe kjo jo vetëm maksimalizon votën, por stimulon njerëzit. Elementi më i rëndësishëm i marrëveshjes është për ruajtjen e votës së cdo partie aleate e koalicionit të majtë. PS merr përsipër numërimin e votave të cdo partie. Deri tani kemi pluralizëm, por jo demokraci. Është një kod zgjedhor që duke mos mundësuar korrektimin kombëtar dhe numërimin elektronik në gjithë Shqipërinë e lë numërimin e votave në dorë të komisionerëve. Mandej kalojmë në atë që ju thoni pazare por s’është e tillë, është stimulim. Është një formulë që le vend për mirëintepretim, përbën një test elektoral për cdo parti dhe s’janë pak, janë më shumë se në koalicionin e djathtë. Shpresojmë që rregullat e lojës të zbatohen në mënyrë korrekte dhe koalicioni humbës të pranojë rezultatin” tha Koja.Përkundër rrezikut që jo cdo parti mund të kalojë pragun prej 5-10 mijë votash të përcaktuar nga Rama për të qenë pjesë e qeverisjes së majtë pas 23 qershorit, Koja shprehet se me rëndësi është arritja e rrotacionit politik, ndërsa cështje të tilla do diskutohen pas zgjedhjeve.“Është shumë e rëndësishme që të ndodhë rrotacioni politik. Kur nuk ke para një rezultat elektoral s’mund të bësh dot llogari apo diskutime të tilla. Në bazë të rekordeve elektorale do të zbatohet edhe marrëveshja e arritur. Qeverisja shkon në cdo qelizë të jetës, nëse do dimë të mirëqeverisim do të kemi një rezuiltat pas zgjedhjeve, në të kundërt do arrijmë të ndërrojmë vetëm fytyrat” deklaroi ai.I pyetur nëse koalicione kaq të zgjeruara do të jenë një kërcënim për një administratë të politizuar pas 23 qershorit dhe a do të ishte një ide më e mirë shkrirja e partive të vogla me PS, ai u përgjigj:Kjo është një praktikë që ka masakruar ligjin për statusin e nënpunësit civil përgjatë 8 viteve. Nëse zbatojmë marrëveshjen, ajo ka dhe një pikë që kërkon respektimin e këtij ligji. Duhet të shikojmë si është zbatuar, po ti referohesh raporteve të ndërkombëtarëve rezulton një problematikë shumë specifike. Shqipëria s’vuan nga ligjet, por keqzbatimi i tyre. Misioni maksimal është organizimi i së majtës për ta ngritur aty ku duhet. Çdo parti e së majtës nëse ka rekorde elektorale është e ftuar të kontribuojë në organizimin e së majtës, kjo nuk nënkupton shkrirjen. Pas 23 qershorit ky bllok i majtë do të marrë në dorë një qeveri totalisht të shkatërruar” u shpreh kreu i PSM, Gjergji Koja.