Këlcyrë-Përmet, makina del nga rruga, plagosen 2 persona

2 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Përmet. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në vendin e quajtur Polinë ku makina në të cilin gjendeshin shoferi i mjetit dhe një pasagjer ka dalë nga rruga.Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, Ilir Jasha, 36 vjeç , i cili ka marrë plagë të lehta dhe pasagjeri i automjetit, Sokol Titi, 35 vjeç. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se 35 vjeçari Titi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.Forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa raportojnë paraprakisht se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.