Tërmeti në Kinë, Nishani mesazh ngushëllimi homologut, Xi Jinping
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar sot një mesazh Presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, në të cilin shpreh solidaritetin e tij dhe të popullit shqiptar me popullin kinez për pasojat tragjike të tërmetit që goditi Kinën të shtunën, duke i marrë jetën qindra njerëzve e duke lënë të plagosur e të pastrehë qindra mijëra të tjerë.“Me trishtim të madh po ndjekim situatën e vështirë që po kalon Republika Popullore e Kinës, ku si pasojë e tërmetit të së shtunës, tragjikisht humbën jetën qindra njerëz, mijëra të tjerë janë plagosur, qindra mijëra kanë mbetur të pastrehë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.Më lejoni, Shkëlqesi që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë ngjarje tragjike që ka tronditur popullin kinez dhe, nëpërmjet Jush, familjeve dhe të afërmve të viktimave!” shprehet Nishani.“Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, ndjenjat e mbështetjes dhe të solidaritetit të popullit shqiptar, bashkë me bindjen e thellë se, populli mik dhe kurajoz kinez do të gjejë forcë të kapërcejë shumë shpejt pasojat e kësaj tragjedie natyrore, që na ka tronditur të gjithëve”theksohet më tej në mesazh.Tërmeti 6,6 sipas magnitudës rihter, që tronditi mbrëmjen e së shtunës Kinën Qëndrore la të paktën 200 viktima, ndërsa vazhdojnë kërkimet intensive në rënoja për të gjetur të mbijetuar apo trupa të tjerë të pajetë.Lëkundjet e tokës, të përqëndruara në disa zona rurale të krahinës së Sichuanit, plagosën gjithashtu mbi 11 500 persona.Ndërsa pritet të gjenden trupa të tjerë të pajetë në rënoja, bilanci i fatkeqësisë parashikohet të rritet edhe sepse nga dhjetëra mijëra të plagosurit, të paktën 960 prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.Puna e forcave të shpëtimit u vonua në momentet pas tronditjeve nga shkarjet e dheut, që kishin bllokuar rrugët e komunikimit, por aktualisht, operacionet e shpëtimit po vazhdojnë më të gjithë zonën në shkallë të gjerë.Në Kinë, fenomenet sizmike nuk janë një gjë e panjohur. Në vitin 2008, një tërmet i fuqishëm i kushtoi jetën mbi 70 mijë personave.