Berisha përshëndet hapjen e negociatave për MSA të Kosovës: Hap rrugën për ndërtimin e së ardhmes

Kryeministri Berisha ka përshëndetur hapjen e negociatave per marreveshjen e stabilizim asociimit te Kosoves me BE, duke e vlerësuar arritje tjeter historike e Republikes se Kosoves. Në një koment në rrjetin social fb vendim eshte rezultat direkt i marreveshjes midis Kosoves dhe Serbise, te arritur ne Bruksel me daten 19 prill, si dhe progresit te sigurt te Kosoves ne konsolidimin e demokracise, shtetit ligjor dhe ekonomise se tregut.“Lajmi i vendimit per hapjen e negociatave per marreveshjen e stabilizim asociimit te Kosoves me BE eshte nje arritje tjeter historike e Republikes se Kosoves, e qytetareve te saj dhe e mbare kombit shqiptar. Ky vendim eshte rezultat direkt i marreveshjes midis Kosoves dhe Serbise, te arritur ne Bruksel me daten 19 prill, si dhe progresit te sigurt te Kosoves ne konsolidimin e demokracise, shtetit ligjor dhe ekonomise se tregut. Me kete rast, pershendes perzemersisht qeverine, institucionet, qytetaret e Kosoves dhe te gjithe ata qe bene te mundur kete vendim, qe hap rrugen per ndertimin e te ardhmes se tyre ne BE, si e ardhmja me e shkelqyer e tyre. Urime, urime per arritjet e medha, drejt te ardhmes qe meriton” shkruan Kryeministri.Më herët gjatë ditës Komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fyle ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Twitter se është miratuar hapja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën, dhe se është miratatuar rekomandimi për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.Ky lajm i mirë për dy vendet vjen pas miratmit nga qeveritë respektive të marrëveshjes së firmosur të premten në Bruksel.Ndërkohë sot gjithashtu shefja e politikës së jashtme në BE Catherin Ashton do të raportojë para Këshillit të Ministrave të jashtëm në BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ku pritet që të dyja vendeve t`iu jepet mbështetje në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.