Lesi qëndron tek e djathta, LDK del në koalicion me PD

I janë dashur vetëm 3 orë pas propozimit të ofertës nga selia blu, që Partia Lidhja Demokristiane të rikonfirmojë daljen në koalicion me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit. Anëtarët e Kryesisë së LDK, përballë ofertës së PS së shqyrtuar dhe asaj të PD, kanë preferuar me shumicë votash qëndrimin në bllokun e djathtë.Më herët gjatë ditës kreu i LDK, Nikollë Lesi, e vlerësoi gjithashtu ofertën e PD.“Në cilësin e kryetarit të LDK erdha në PD dhe dëgjova ofertën dhe në orën 18:00 është mbledhja e kryesisë së partisë sonë, në të cilën do të paraqes ofertën e PD. Është ofertë e shkëlqyer dhe demokristianët do të jenë të përfaqësuar këtë radhë në parlament”tha ai.Duke iu referuar takimit me zotin.Rama, Lesi tha se si ofertat e PS ashtu edhe kjo e PD do të kalojnë në sitën e kryesisë, ndërsa në cilësinë e kryetarit të LDK ai deklaroi votën pro mbetjes në koalicionin e djathtë.“Unë jam takuar me zotin Rama dhe oferta e PS u shqyrtua nga kryesia e LDK dhe sot bashkë me atë të PD do të shqyrtohen dhe dilet në përfundime, megjithatë për mua me rëndësi është që të ngelemi me këtë koalicion pasi janë forca që ecin përpara. Pra vota ime do jetë pro ofertës së PD dhe si kryetar ka jo pak rëndësi” deklaroi Lesi.