Itali, riarrestohet shqiptarja, “zonja e bardhë e kokainës”, Ana Roko
Ana Roko, 43 vjecarja shqiptare e quajtur ndryshe si "zonja e bardhe e kokainës në Lazio" është arrestuar nga skuadra e policisë së Viterbos, për përfshirjen e saj në trafikun e drogës. Ajo u rikthye në burgun e Civitavecchia nga gjyqtarët e Romës, pasi duhej të përmbushte burgimin e saj. Dy arrestimet e saj në 2008 dhe 2010, i kanë mbetur edhe 3 vite e 8 muaj burg për të shlyer.Arrestimi i saj u përmbyll ditën e shtunë, më 20 prill, pasi u arrestua nga skuadra e antidorgës, ku ndaj të tjerash duhet të paguaj një gjobë prej 26 mijë euro. Zonja e bardhë e kokainës, duke ditur që do kërkohej sërisht nga ana e policisë, ndoqi një plan duke ndryshuar vendodhjen e saj, nga shtëpia e miqve. Por të shtunën, në orën 13 të ajo u arrestua, ndërkohë që po transferohej në një vend të ri, kishte një urdhër ekzekutimi për dënim me burgim të lëshuar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Romës.Në qershor të 2010, pas një shkëmbimi armësh, u arrestuan 8 persona, të akuzuar për tituj të ndryshëm, pasi i kanë dhënë jetë trafikut ndrëkombëtar të drogës. Operacioni ndërkombëtar antidrogë shpërbëu një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga shqiptarë, të cilët operonin në qëndër të Italisë, me baza në Romë, Viterbo, Livorno dhe platformat e magazinimit në Belgjik e Shqipëri.Gjatë operacionit të koduar"Gullit", i cili kulmoi me një kontroll me urdhër të gjykatës së kryeqytetit, u sekuestruan banesat, disa autoveturat e shtrenjta, llogarit bankare dhe pasuri të tjera me origjinë të paligjshme, që kap përafërsisht shumën prej 2 milion euro.Tetë ishte numri i të arrestuarve, shumë prej tyre të huaj, nga të cilët 7 meshkujt dhe 1 femër, Andrea Lombardi, Klodian Shpata, Ismail Rebeshi, Elvis Kallazi, Gani Terzia, Gaetano Vitagliano, Gentian Xani dhe Ana Roko, e cila e habitur nga ardhja e skuadrës së agjentëve tentoi të hiqte qafe drogën, duke e hedhur atë nga dritarja e shtëpisë së saj në Viterbo.Nga hetimet e zhvilluara dolën se ngarkesa të mëdha të kokainës kanë ardhur nga Roma, ku u gjetën shqiptarë me një stil jete jashtëzakonisht të shtrenjtë, që nuk korenspondonte me statusin e tyre si të papunë dhe shkeljet e kryera në vendin e tyre.