Berisha ironizon marrëveshjen PS-LSI: Nënshkruan “epitafin Rilindjes”. Ata që u themeluan partinë, ua rithemeluan

Epitaf i Rilindjes. Kështu e ka përkufizuar nënshkrimin e marrëveshjes mes PS-LSI, kreu i mazhorancës Sali Berisha. Në një komnet të tij ndërsa ka marrë pjesë në një aktivitet në kuadër të Ditës së Tokës, Berisha tha se për ironi të fatit ata që u themeluan partinë, po ata ua rithemeluan.“Është dita e tokës, meriton të quhet dita e njeriut. Është kujdesi i njeriut për një cilësi jetë që ai meriton. Është ditë në të cilën kryetarët e planetit bëjnë gjithcka për të përmirësuar mjedisin e tyre, për ta bërë tokën e tyre më të dobishme për ta dhe fëmijët e tyre. Ne këtu mbollëm pemë dhe ndodhi kjo ditën që ata firmosën epitafin e Rilindjes. Por për ironi të fatit ata që u themeluan partinë, po ata po ua rithemelojnë” tha ai.

Ndërkaq të njëjtën ironi Kryeministri e ka ndarë edhe me miqtë e tij në facebook, duke analizuar edhe përfaqësuesit  e së majtës në Ballkan, dëshmitarë të kurorëzimit të koalicionit PS-LSI.

 “Te dashur miq, sot ne Shkoder majtistet firmosen epitafin e Rilindjes mavi. Per koincidence apo ironi te fatit pikerisht ata qe ua themeluan partine ne nentor te vitit 1941, jua rithemeluan ate ne prill te vitit 2013.Gazetaret dhe kronikanet e partive te tyre, qe po kerkonin me ngulm ne çdo qoshe, dhome, madje dhe tualet te nderteses hijet e Dushan Mugoshes apo Bllazho Jovanovicit si deshmitare te aktit te rithemelimit, u qetesuan kur mesuan se ne mungese te tyre aktin e rithemelimit te Partise roze mavi e kishin formuluar me kujdesin ateror Vojo Koshtunica dhe Oliver Mugosha. Ndersa per hymnin e ketij akti, Rama kishte zgjedhur Marshin mbi Kosoven te Goran Bregovic, te njeriut qe Rama i vari Çelesin e Arte te kryeqytetit te Shqiperise kur ishte kryetar i Bashkise se Tiranes. Udhe te mbare drejt te shkuares! Ne jemi ndryshimi, Perpara!” shkruan Berisha.

 
Duke iu referuar ndërhyrjeve të Bashkisë së Tiranës në bllokun e banimit 61/1, Berisha ka sjellë edhe njëherë ne vemendje “pallatin në pajë” të rivalit të tij politik. Ndërsa e cilësoi më tej si shaktërrues të terrenve sportive në kryeqytet, Kryeministri deklaroi se Tirana me Lulzim Bashën kryebashkiak do të jetë shumë më e shëndetshme nga ajo që la nënshkruesi i epitafit“Ky që shihni nuk është një pallat në pajë, por një terren në të cilën do të lozin të gjithë banorët e këtij blloku. Uroj që terrene të tilla të bëhen sa më shumë. Kryetari i Bashkisë është angazhuar të kthejë terrenet sportive të shkatërruara. Është një plan që synon rikthimin e sipërfaqeve të gjelbërta. Ata që kanë vullnet për të kthyer mjedisin që meritojnë qytetarët e realizojnë. U them qytetarëve të Tiranës se fakti më i rëndësishëm për ta është se ka rënë niveli i ndotjes në sheshin “Skëndërbej”. Nuk ka ndryshuar parku, por u zgjidhën probleme që mbanin peng trafikun e Tiranës. Tirana ka mundësi ta përmirësojë edhe me shumë, me mbjelljen e vazhdueshme të pemëve dhe drurëve, Bashkia ka një projekt që po ecën me shpejtësi në këtë drejtim. Me kete kryetar Bashkie, Tirana do jete me e shendetshme se ajo Tirane qe na la ai qe nenshkroi sot epitafin” tha Kryeministri.