Bumçi udhëton drejt Brukselit, merr pjesë në ministerialin e NATO-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2013, 21:47
Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, u nis sot për në Bruksel ku do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s.Gjatë takimit pritet të diskutohen mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, Afganistan, Gadishullin Korean, marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë, dhe për çështje të tjera në fokusin e aktivitetit të Aleancës.Ministri Bumçi pritet, gjithashtu, të zhvillojë takime dypalëshe me homologë të vendeve pjesëmarrëse në këtë takim.