Mat, vetëdigjet 33-vjeçari, në gjendje të rëndë në spital

Një person ka tentuar ti japë fund jetës duke i vënë flakën vetes. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Stojan të Matit, ku 33-vjecari Gegë Stojani është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.Policia bën me dije se personi në fjalë ishte me banim në Lac dhe kishte shkuar në fshatin e Matit, ku ka kryer edhe aktin e rëndë.Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit Ushtark në Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.Ndërkohë policia e Matit po punon për zbardhjen plotë të ngjarjes dhe shkaqeve që e kanë cuar 33-vjecarin të vetëflijohet.