“Ngërçi”në KQZ, Hazizaj: Vetëm një marrëveshje politike do e kthente në normalitet

Një marrëveshje e politike përtej asaj të vitit 2003 për KQZ do ti jepte zgjidhje ngërçit të krijuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pas dorëheqjes së tre përfaqësuesve të opozitës në këtë insititucion.Kjo është zgjidhja që propozon konstitucionalisti, Sokol Hazizaj, ndërsa thotë se riformatimi i KQZ mund të arrihej përmes një marrëveshje të tillë.Konstitucionalisti, Sokol Hazizaj, thotë se në kushtet kur KQZ po funksionon vetëm me shumicë të thjeshtë, duke krijuar kushte të vështira ligjore për funksionimin nga njëra anë dhe nga ana tjetër e bën këtë inistitucion më të pabesueshëm në kushtet kur është vetëm njëri kah politik.Javën e shkuar dy të propozuarit e PS në KQZ, Denar Biba dhe Albana Shtylla dhanë dorëheqjen, e ndërsa një ditë më parë dha dorëheqjen nga ky institucion edhe Jani Jani që ishte propozuar nga PBDNJ në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.Më herët Jani Jani pati deklraruar ngrirjen e marrëdhënieve me KQZ. Dorëheqjen e tyre përfaqësuesit e opozitës e kanë lidhur me cënimin e integritetit të insititucionit pas shkarkimit nga Kuvendi të Ilirjan Muhos.