Refuzuan mbrojtjen e Dajtit, mblidhet Komiteti Disiplinor i Avokatëve, masa disiplinore

42 avokatë, të cilët kanë refuzuar mbrojtjen e të pandehurit Dritan Dajti do ti nënshtrohen sot masave disiplinore. Mbledhja e Komitetit disiplinor të avokatëve në Dhomën e Avokatisë, e cila ka nisur sot rreth orës 17:40 vjen pas masës disiplinore të kërkuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 42 avokatë, pasi këta të fundit nuk kanë pranuar të marrin në mbrojtje Dajtin.Me një bilanc prej më shumë se 200 seancash gjyqësor , asnjëherë të mbajtura për shkak të mungesës së avokatëve, Komitetit disiplinor të avokatëve në Dhomën e Avokatisë do të shqyrtojë vetëm 13 dosje ankimore.I pranishëm për masë disiplinore është ish-avokati i Dajtit, Asaf Hadëraj. Për herë të parë në mbledhje kanë marrë pjesë anëtarë nga KLD-ja dhe Ministria e Drejtësisë, ndërsa masat disiplinore të pritshme nga Komiteti disiplinor 9 anëtarësh janë paralajmërim, gjobë dhe heqje license.