Konferenca Ballkanike e PSE-ve, Fajon: Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për anëtarësim në BE
Qyteti i Shkodrës ka mbledhur sot Partitë Socialiste Evropiane. Në punimet e konferencës, e cila ka startuar rreth ores 15:30, marrin pjesë përfaqësues të së majtës së Ballkanit, ndërsa në mesin e tyre gjenden dhe dy liderët e së majtës së bashkuar shqiptare, Edi Rama dhe Ilir Meta.E pranishme, eurodeputetja sllovene në Parlamentin Europian dhe raportuesja për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, teksa vlerësoi progresin e madh të Shqipërisë, inkurajoi të vazhdohet më tej përpjekjet drejt anëtarësimit në BE.“Përshëndetje Shkodra, përshëndetje të dashur miq. Keni bërë hapa shumë të mëdha përpara. Shqipëria është një vend i rëndësishëm, gjithmonë ka qenë pjesë e Europës. Nëse beson vërtet në dicka mund t’ia dalësh pa problem. Shqipëria duhet të vazhdojë në përpjekjet e saj drejt BE. Unë vi nga Sllovenia dhe për ne BE ishte ëndërr vite më parë. Shpresoj që Ballkani Perëndimor të jetë sa më shpejt pjesë e BE, s’dua të përcaktoj data, por kjo varet vetëm nga ne” tha ajo.Në përfundim të Konferencës, kreu i PS-së, Edi Rama dhe ai i LSI-së, Ilir Meta, pritet të firmosin marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 23 qershorit 2013.Lajmi është konfirmuar nga burime brenda dy partive të cilat theksojnë se firmosja e marrëveshjes përpara drejtuesve evropianë socialistë, është zgjedhur në shenjë vlerësimi për thirrjet e vazhdueshme të tyre për bashkimin e PS-së dhe LSI-së në zgjedhjet e 23 qershorit.Marrëveshja mes dy liderve të së majtës firmoset në një moment kur regjistrimi i koalicioneve për në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vend, po shkon drejt limiteve, pasi afati i fundit për dorëzimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Koalicioneve Zgjedhore është 23 prilli.