Tiranë, tre të arrestuar për shitje droge
Tre persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi janë kapur me 20 gramë kokainë të cilën dyshohet se do ta shisnin në tregun e brendshëm.Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar "live" janë arrestuar dy vëllezërit Refik dhe Gentian Tota, përkatësisht 33 dhe 26 vjeç dhe 28-vjeçari Reinald Pashollari.Sipas policisë sasia e lëndës narkotike, iu gjet tre të arrestuarve në një ambjent lokali me muzik live e ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në Tiranë.Aktualisht nga strukturat e policisë, vazhdon puna e specializuar hetimore në drejtim të implikimit të të tjerë personave të përfshirë në këtë shpërndarje të lëndës narkotike, në çdo rast duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.