35 fëmijë të prekur nga Bruceloza në Shqipëri

Pavarësisht fushatave të gjera për vaksinimin e bagëtive të imta kundër Bruzelozës, në Shqipëri rezultojnë të prekur 35 fëmijë. Mjekët thonë se grupmosha më e prekur është 5 deri në 10 vjeçë.Bruceloza është sëmundje që transmetohet nga kafshët e infektuara te njeriu nga kontakti i drejtëpërdrejtë me bagëtinë, nga mishi apo qumshti i papasterizuar. Raste më të shumta  të prekjes shënohen përgjatë pranverës.Mjekja infeskionisti Rajda Petrela tha se studimi më i fundit tregon se  Bruzceloza është një nga sëmundjet që në Shqipëri mbetet ende shqetësuese.Mjekja thotë se roli i veterinierit dhe kontrolli në këtë rast duhet të jetë intensiv ndërsa në hartën e të prekurve me këtë sëmunjde rezulton të jetë Korça, Vlora dhe Saranda.Edhe pse bruceloza kërcënon, të vegjëlit nuk janë në rrezik për jetën. Ndonëse, sëmundja ka disa simptoma specifike, si rritja e mëlçisë,djersitja me erë të rëndë, temperatura e rritur, shumë shpesh pacientët vijnë në gjendje kur sëmundja ka avancuar.Mjekët u bëjnë apel qyetarëve që të mos konsumojnë mish dhe qumësht të pazier, ndërsa për autoritet qëndrore e vendore fushata të plota kundër Brucelozës.