Dita botërore e Tokës, Arvizu mbjell pemë te “Zyber Hallulli”

Në ditën Ndërkombëtare të Tokës ambasadori Aleksandër Arvizu ka kërkuar më tepër afrim me natyrën për të ardhmen. Pikërisht në këtë kuadër ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë mbolli disa pemë në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli”.“Për ato që njohin sadopak historinë lidhur me indianët autoktonë e kanë fare të qartë se natyra, ajri, toka, uji, gjithçka është shumë e rëndësishme për ta dhe duke qenë dhe unë jam pjesërisht i tillë e kuptoj shumë mirë këtë. Pavarësisht gjithçkaje që po zhvillohet këto ditë në Shqipëri le të marrim një moment që të përshtatemi për natyrën për mjedisin, për të ardhmen. Dita e tokës nisi herët, në 1970  në Uashington, në formën e protestave ambientaliste. Nuk kaloi shumë dhe ajo u përcoll në mbarë botën e festohet dhe sot si një gjest për ti kujtuar të gjithëve rëndësinë e mjedisit” tha Arvizu.Mbjellja e pemëve në shtëpinë e fëmijës synon që të rrisë senzibilizimin e fëmijvë për natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit.