Lezhë, qëllohet me armë në makinën e tij, plagoset 40-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2013, 14:12
Një 40-vjeçar është plagosur me armë mesditën e sotme në qendër të qytetit të Lezhës.Kastiot Përgjegja është qëlluar tre herë me armë brenda në automjetin e tij nga 30-vjeçari Albert Përgjini i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës por si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore ai është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes.Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së 40-vjeçarit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.