Projektligji për përfaqësimin e PAK, marrëveshje Shqipëri-Kosovë
Personat më aftësi të kufizuar nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja mbajnë të njëjtin qëndrim ndaj konventës të përfaqësimit.Ky projektligj i përfaqësimit të posaçëm për të drejat e P.A.K gjen mbështetje edhe në Ballkan ndërsa në Shqipëri diskutimet mbi këtë draft kanë vijuar në komisionin kuvendor të punës dhe çështjeve sociale.Mbështetja për këtë ligj u zyrtarizua nëpëmjet një marrëveshje mes këshillit kombëtar të personave më aftësi të kufizuar në Shqipëri dhe homologët në Kosovë.Këshilli i personave me afësi të kufizuar u ka paraqitur partive politike këtë konventë të përfaqësimit dhe është në pritje të një qëndrimeve të tyre duke e konsideruar këtë draft si më të rëndësishmin që mund të shmangte abuzimet e ndryshme të projekteve apo fondeve në emër të fondacioneve fiktive.