Komisioni i ekonomisë: Ekzekutimi i kolateralit, i menjëhershëm
Kriza ekonomike detyron Bankën e Shqipërisë që të kërkojmë masa më të rrepta kontrolli për tregun financiar. Në komisionin e ekonomisë dhe financave është miratuar projektligji edhe me konsensusin e opozitës i cili parashikon që ekzekutimi i kolateralit të bëhet i menjëhershëm.Deputeti i opozitës Arben Malaj kërkoi nga Banka e Shqipërisë që të rritet mbikqyrja dhe të mbështeten njëlloj si biznesi dhe qytetarët.Ndërkohë që deputeti Selami Xhepa shpjegoi se një masë e tillë po merret për të siguruar stabilitetin e sistemit financiar për të shmangur të papriturat në kohë krize.Qëllimi i projektligjit është përcaktimi i rolit të BSH në fushën e rregullimit dhe të mbikëqyrjes së sistemit të pagesave në Shqipëri.Projektligji synon gjithashtu të rregullojë ndarjen e kompetencave ndërmjet BSH-së dhe AMF-së, në lidhje me sistemet e klerimit dhe shlyerjes së titujve.