Koalicionet, krerët e partive të vogla takime në selinë e PD-së
“Në cilësin e kryetarit të LDK erdha në PD dhe dëgjova ofertën dhe në orën 18:00 është mbledhja e kryesisë së partisë sonë, në të cilën do të paraqes ofertën e PD. Është ofetë e shkëlqyer dhe demokristianët do të jenë të përfaqësuar këtë radhë në parlament”tha ai.
Duke iu referuar takimit me zotin.Rama, Lesi tha se si ofertat e PS ashtu edhe kjo e PD do të kalojnë në sitën e kryesisë, ndërsa në cilësinë e kryetarit të LDK ai deklaroi votën pro mbetjes në koalicionin e djathtë.
“Unë jam takuar me zotin Rama dhe oferta e PS u shqyrtua nga kryesia e LDK dhe sot bashkë me atë të PD do të shqyrtohen dhe dilet në përfundime, megjithatë për mua me rëndësi është që të ngelemi me këtë koalicion pasi janë forca që ecin përpara. Pra vota ime do jetë pro ofertës së PD dhe si kryetar ka jo pak rëndësi” deklaroi Lesi.
“Unë kam qënë kritik për disa gjëra për qeverisjen sepse vi nga radhët e medias, nëse pas zgjedhjeve të 23 qershorit nuk do jem si përfaqësues në parlament, atëherë do jem në vendin e ndonjërit prej jush”përfundoi ai.
Bode: PD e hapur për të gjitha partitë e qendrës dhe të djathtë
Dita e nesërme pritet të formësojë përfundimisht koalicionin e djathtë parazgjedhor. Ridvan Bode, anëtar i grupit negociator të caktuar nga kryesia e PD, njëherësh edhe sekretar i përgjithshëm i kësaj partie tha se momentalisht janë rreth 25 parti që deri tani kanë përfunduar negociatat për koalicion, ndërsa do vijojnë takimet pasditen e sotme dhe nesër për të përfunduar të gjitha negociatat.
“Po kryhen negociata me të gjitha partitë që janë ofruar. Janë rreth 25 parti që deri tani kanë përfunduar negociatat për koalicion. Do vijohet edhe pasdite dhe nesër për të përfunduar të gjitha negociatat. PD është e hapur për të përfshirë në koalicion të gjitha partitë e qendrës dhe të djathtë” tha ai.