Gjendet një kufomë në kufirin shqiptaro-grek, dyshohet se është shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2013, 12:56
Kufoma e një personi i cili dyshohet se është shqiptar është gjetur sot në kufirin shqiptaro-grek, në vendin e quajtur Doliana, në aksin Kakavijë-Kallpaq.Sipas informacioneve më të fundit, trupi I pajetë u gjet gjysmë i përmbysur në bregun e lumit Gormos ndërsa dyshohet se personi mund të jetë mbytur në tentativë për të kaluar lumin dhe për të hyrë në tokën greke.Sipas policisë greke pranë trupit të pajetë është gjetur një çante me një shumë të konsiderueshme eurosh ndërsa mendohet se viktima mund të jetë klandestin ose trafikant droge.Ndërkohë trupi i pajetë është dërguar në morg ndërsa ekspertiza për të vërtetuar shkaqet e vdekjes do të kryhet në Janinë.