Ligjet shqyrtojnë nesër dy dekretet e presidentit për Gjykatën e Lartë

Komisioni i ligjeve do të shqyrtojë nesër dy dekretet e presidentit Nishani për dy anëtarët e Gjykatës së Lartë.Komisioni do të zhvillojë seancë dëgjimore me dy kandidatët  Admir Thanza dhe Tom Ndreca të cilët pritet të zëvendësojnë vendet e mbetura vakant, pas largimit drejt gjykatës Kushtetuese të gjyqtarëve Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari.Admir Thanza ka qenë pjesë e gjykatës Kushtetuese, mandat që i mbaroi para dy vjetësh. Ndërsa Tom Ndreca njihet si gjyqtar i Kolegjit Zgjedhor, që gjykoi ankimimet e zgjedhjeve vendore të 2011-ës.