Berisha-Ramës:Guroret në Krujë i krijove ti me klanin tënd

Kryeministri Berisha ka inaguruar sot impiantin e ujërave të ndotura në Durrës. Në fjalën e tij, shefi i qeverisë theksoi se në sajë të këtij impianti ujërat e Durrësit bëhen ndër më të pasurat në Europë.“Sot inagurojmë një ndër veprat më të rëndësishme në historinë mijëra vjeçare të qytetit të Durrësit, inaguruojmë impiantin më modern të përpunimit, të trajtimit të ujërave të zeza të Durrësit, Shkëmbit të Kavajës dhe të gjithë zonës bregdetare të Durrësit deri në Gjirin e Lalzit. Me vendosjen e tij në funksion të plotë, ujërat e Durrësit bëhen do të jenë ndër ujërat më të pastërta të Mesdheut dhe të Europës në tërësi” tha Berisha.Kryeministri shtoi se Shqipëria ka një politik mbrojtëse mjedisore të vendosur sipas standarteve ndërkombëtare.“Në zbatim të një politike të mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit, qeveria shqiptare e konsideron mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit si një kusht vendimtar për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Si një kusht vendimtar për mbrojtjen e shëndetit dhe të zhvillimit e tij për qytetarët shqiptar. Durrësit më këtë impiant do të hyjë në hartën e qyteteve me ujërat më të pastërta në rajon dhe në Europë. Durrësi me këtë impiant do të rrisë në mënyrën më të ndjeshme kapacitetet e tij të mëdha turistike dhe çdo shqiptar, çdo turist do të ketë dëshirë të kaloj pushimet e tij në qytetin e mrekullive përrallore, e mikëpritjes më të madhe” shtoi kryeministri.Kreu i qeverisë nuk ka pa sulmuar edhe kryesocialistin Edi Rama duke e akuzuar atë se ai është krijuesi i guroreve në Krujë.“Një përgjigje të merituar sot ka marrë edhe ndotja e ajrit në Tiranë. Ndotja e ajërit për herë të parë pas shumë vitesh ka zbritur në standartet e pranuara europiane. Atij që bërtet çdo ditë për guroret e Krujës i them këtu se ato vërtet janë të shëmtuar por ato i krijove ti me klaninin e betonit tënd në Tiranë. Dua të rikujtoj furrat e tmerrshme të gëlqeres që shpërndanin në Tiranë blozën kancerogjene. Dhe ato nuk janë më dhe ne do bëjmë gjithçka që edhe ato plagë që janë hapur nga babëzi ti mbyllim dhe ti shërojmë.  Politika jonë ndaj mjedisit është politika më serioze.  Besoj në parimet se mbrojta e tij është e barazvleshme me mbrojtjen e jetës” tha Berisha.Shefi i qeverisë premtoi gjithashtu se gjatë mandatit të ardhshëm do të ketë ujë të rrjedhshëm në çdo skaj të vendit si dhe rindërtim të kanalizimeve në të gjithë komunat, qytezat dhe qytetet në Shqipëri.“Ne angazhohemi në mbrojtjen totale gjatë mandatit të ri jo vetëm të ujërave dhe detit dhe të liqeneve por edhë të lumenjve që Shqipëria të ketë standartin më të lartë të pastërtisë së ujërave” shtoi kryeministri.Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura për qytetin e Durrësit ishte pjesë e masave të zbatuara nga "Projekti i Menaxhimit të Ekosistemeve të Ujit të Integruar në Shqipëri", i financuar nga Banka Botërore (BB), nga Banka Europiane e Investimit (BEI), qeveria e Luksemburgut dhe qeveria shqiptare, me vlerë 11.5 milionë euro.Teknologjia e përdorur është e një shkalle të avancuar, e cila bën të mundur pastrimin e ujit dhe mundëson përfitimin e bogazit, i cili do të mbulojë nevojat e impiantit për energji elektrike deri në masën 30%.