Koalicioni parazgjedhor PS-LSI, Rama dhe Meta firmosin sot marrëveshjen
Kreu i PS-së, Edi Rama, dhe ai i LSI-së, Ilir Meta, pritet të firmosin pasditen e sotme marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 23 qershorit 2013.Marrëveshja do të firmoset në qytetin e Shkodrës, ku do të zhvillojë punimet konferenca rajonale e Partive Socialiste Europiane, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të së majtës së Ballkanit.Lajmi është konfirmuar nga burime brenda dy partive të cilat theksojnë se firmosja e marrëveshjes përpara drejtuesve evropianë socialistë, është zgjedhur në shenjë vlerësimi për thirrjet e vazhdueshme të tyre për bashkimin e PS-së dhe LSI-së në zgjedhjet e 23 qershorit.Përveç liderve të së majtës në Ballkan, konferenca pritet të sjellë në Shqipëri edhe përfaqësues të nivelit të lartë të socialdemokratëve gjermanë dhe laburistëve britanikë.Marrëveshja mes dy liderve të së majtës firmoset në një moment kur regjistrimi i koalicioneve për në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vend, po shkon drejt limiteve, pasi afati i fundit për dorëzimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Koalicioneve Zgjedhore është 23 prilli.