Nisin ethet e supersfidës Juventus - Milan
Pas frenimit përballë kundërshtarëve direkt për një vend në zonën Champions, me Fiorentinën dhe Napolin, Milani ka filluar të mendojë që tani për sfidën e fundjavës ndaj Juventusit. Faktikisht, trajneri kuqezi Massimiliano Allegri, shpreson në reduktimin e skualifikimit të Mario Balotellit. Një përgjigje më të saktë për këtë do mund ta marrë ditën e Premte. Por, nga ana tjetër, shpreson që të ketë sa më mirë fizikisht dhe psikologjikisht edhe sulmuesin tjetër Stefan El Shaarauin, pavarësisht se "Faraoni" ngrohu stolin për një pjesë të mirë të kohës gjatë ndeshjes kundër Napolit.Qëndrimi i Stephan El Shaarawy-t në stol kundër Napolitanëve i ka tërbuar tërë tifozët kuqezi. Por heshtja e klubit për këtë veprim na bën të mendojmë se ka qenë me të vërtetë një përzgjedhje e detyruar, pavarësisht se El Shaaraui ka shprehur njëfarë qejfmbetjeje.Sidoqoftë, e rëndësishme është që Milani të rikuperojë sa më shpejt Mario Balotelin dhe Stefan El Shaaraui-n, sepse vetëm falë këtyre të dyve skuadra mund të arri një vend në Champions. Si Baloteli dhe El Sharaaui kanë treguar karakter të lartë këtë sezon duke e ndihmuar skuadrën që të rikthehet në luftë për një vend në Chempions. Edhe pse kalendari i Milanit deri në fund të sezonit nuk është i lehtë, në kampin zikaltër të gjithë janë të bindur se vendi i dytë mund të arrihet duke filluar me një fitore këtë fundjavë ndaj Bardhezinjve.Kevin Prince Boateng është njëri prej kuqezinjve që u premton tifozëve një fitore përballë Juventusit, por nuk harronë të rikthejë në vëmendje golin fantazmë të Muntarit një vit më parë. A ka nxitur disi debatet në pragë të kësaj sfide pasi ka theksuar se: "Kësaj rradhe shpresojmë ta fusim topin brenda dhe për ta bërë këtë duhet ta gjuajmë më fortë. Kundër Juves është një ndeshje speciale dhe nuk ka nevojë për karikim të veçantë", u shpreh Boateng.