Dade: Berisha prishi ekulibrat me ndërkombëtarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2013, 11:20
Partia Socialiste ka akuzuar sot kryeministrin Berisha se ka prishur ekuilibrat me partnerët kryesor ndërkombëtar të Shqipërisë, SHBA dhe Bashkimin Europian.Në një konferencë për shtyp, deputetja e PS-së, Arta Dade theksoi se marrëdhëniet me SHBA-në dhe Bashkimin Europian janë problematike pasi kryeministri sipas refuzoi kërkesat e tyre për të mos cënuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.“Koston e papërgjegjshmërisë së Kryeministrit e paguajnë shqiptarët. Berishën tashmë e kanë kapur ethet e humbjes dhe ka frikë gjenetike për të pranuar humbjen. Ajo që ka rëndësi për ne janë: Të kthehet besueshmëria te institucioni i KQZ-së dhe rivendosja strategjike e marrëdhënieve me ndërkombëtarë ” tha Dade.