Të dënuarit shqiptar në Greqi mund të transportohen në Shqipëri

Të paktën 500 të burgosur shqiptarë në burgjet greke pritet të riatdhesohen.  Ministria e drejtësisë në Greqi po shqyrton transportimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet e Greqisë në ato të Shqipërisë.Zëvendësministri grek i drejtësisë, Kostas Karagunis ka bërë diskutimet e para me zyrtarë të lartë shqiptarë, gjatë konferencës rajonale të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë që u zhvillua në Beograd.Të dy palët kanë rënë dakord për të filluar negociatat me qëllim që të përcaktohet kuadri dhe kushtet me të cilat të burgosurit shqiptarë në burgjet greke do të mund të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit në burgjet e vendit të tyre.Sipas burimeve nga ministria e drejtësisë, synimi i parë i palës greke është që 500 të burgosur që vuajnë akuza për krime të rënda, të transferohen në burgjet e Shqipërisë.Kjo iniciativë e ministrisë greke të drejtësisë  bëhet në përpjekjen për shkarkimin nga mbipopullimi të burgjeve greke, ku mbahen rreth 8.000 shtetas të huaj, 2.500 e të cilëve janë shqiptarë. Ministria greke e drejtësisë synon që negociata të ngjashme të zhvillojë edhe me Bullgarinë e me Rumaninë.Athina zyrtare është akuzuar disa herë  për mbipopullim të burgjeve dhe  kushteve jo të mira  për të burgosurit. Por edhe kriza ekonomike ka bërë që  Greqia të hapë edhe dyert  e hekurta për të liruar të dënuarit.