Vasili mbledh strukturat në Lushnjë: Aksion opozitar, në mbrojtje të votës së lirë
Zhvillimet e fundit në arenën politike shqiptare janë përcjellë sot edhe në strukturat drejtuese të Levizjes Socialiste për Integrim në Lushnje nga Petrit Vasili, nenkryetar i LSI-së dhe sekretar politik i saj per zgjedhjet në qarkun e Fierit.Jo vetem levizjet e perfaqesuesve te kesaj force nga postet e deridjeshme, por edhe levizjet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kane detyruar LSI te veproje per te percjelle ne baze vendimet e koalicionit te saj me PS dhe forcat e tjera ne respekt te votes se lire.Per LSI po cënohen zgjedhjet e për këtë arsye, duhet aksion politik ndermjet forcave te koalicionit."Jemi ketu per te vleresuar situaten me te fundit politike. Opozita po vlereson veprimet me te fundit te qeverise qe jane quajtur banditeske ne kurriz te zgjedhjeve te lira, gje e cila kerkon veprim politik te koordinuar shpejt dhe te sukseshem. Ne respekt te plote me koalicionin ne po organizohemi si opozite e bashkuar ne te gjitha nivelet qe nga komunat, bashkite, qarqet. Ketu bejme publike qendrimin tone te njejte me nivelet e tjera te LSI si keshilltaret e komunave bashkive dhe forcave te tjera porgresiste ne funksion te aksionit te perbashket dhe vendosjen e balancave te reja qe respektojne voten e elektoratit vote perfaqesuese. Ne nuk e ndalojme ecjen e Shqiperise drejt te ardhmes si qeverisja e sotme qe po e izolon Shqiperine nga Europa" tha nder te tjera nenkryetari i LSI, Petrit Vasili.Me pas pa pranine e mediave mbledhja vijoi me ndarjen e detyrave ne kuader te zgjedhjeve te 23 qershorit te kesaj force politike.