Bllokimi i KZQ, Zguri: Tërheqja e anëtarëve të PS, e papranueshme

Mund të konsiderohet i ri në detyrë, pasi regjistron ligjërisht vetëm ditën e dytë të punës së tij si anëtar në KQZ, por mban mbi supe plot 13 vite eksperiencë në këtë institucion. Klement Zguri, kandidati i propozuar nga Partia Republikane dhe i rikthyer rishtas në KQZ, përkundër eksperiencës së gjatë deklaron se një realitet i tillë nuk ishte parë prej vitesh sado që problemi ishte i njohur edhe në zgjedhjet e tjera. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Zguri deklaroi se kalimi i LSI në opozitë e ka ç’balancuar si kurrë më parë administratën zgjedhore dhe iniciativa e mazhorancës nuk është asgjë më shumë sesa të rregullojë këtë precedent.“Sot jam paraqitur në punë, duhet të kisha filluar që dje, por për shkak të situatave të fundit. Janë situata të paparashikuara, por duhet të jemi pregatitur. Janë dy mënyra për të përgatitur administratën zgjedhore , me tekniciEnë dhe politike, ku baza është besimi mes palëve dhe balancat politike. Në rastin e KQZ kam dëgjuar formulën 4 me 3 në mënyrë fikse, për mua është 3, 3, 1. Kryetari nuk propozohet nga partitë politike, cdo shtetas ka të drejtë të konkurojë për një post të tillë, mjafton të plotësojë kriteret për kryetar.Votohen me 71 vota, jo si anëtarët e tjerë dhe ka një mandat 4 vjecar. Shpresoj që KQZ të mos mbetet e bllokuar. Tani që flasim janë 5 anëtarë në KQZ, ku ai mund të marrë cdo vendim të mundshëm nëse gjendet një konsensus. Besoj se funksionon, nuk mund ta them me kënaqësi pasi KQZ normalisht ka 7 anëtarë. Kalimi i një subjekti në një anë tjetër e ka ç’balancuar në mënyrë dramatike administratën zgjedhore, asnjëherë nuk ka qenë në të tillë nivel. Para vendimit të parlamentit KQZ kalonte 4 me 3 për opozitën, në KZAZ po ashtu. Besoj që do ankimohen dhe do ketë një vendim nga KQZ për komisionet e niveleve të dyta. Nuk ka subjekt zgjedhor që të futet në zgjedhje pa pasur asnjë garanci, për këtë po bëhet edhe gjithë kjo luftë për balancim. Inciativa e mazhorancës ka të bëjë me një ndarje strikte, 50 me 50” tha ai.Përkundër deklaratave të dy përfaqësuesve të PS, tashmë të tërhequr nga KQZ, se vendimi ishte personal, Zguri ngre dyshime se largimi i tyre është ndikuar nga presione të forta politike nga subjekti që edhe i kishte propozuar. Megjithatë cilado qoftë arsyeja, ai e vlerëson veprimin e tyre të papranueshëm.“Shkarkimi ishte një element shtesë, tërheqja e anëtarëve të PS është e papranueshme, do kisha pasur shumë dëshirë të punoja me ta, kam pasur konsideratë dhe respekt për ta. Nuk është rasti i parë që ka ndodhur kjo situatë, por gjeste të tërheqjes nuk janë regjistruar asnjëherë. Fakti që ikën njëri pas tjetrit mendoj se kanë qenë në një presion politik, nuk e di sa mirë do ti bëjë procesit kjo. Ne formatohemi për shkak të propozimit të tyre, është ligji që e kërkon, përtej kësaj pastaj është respektimi i ligjit nga ana jonë. Në rastet e mëparshme, partitë kanë bërë propozimet në afatet e duhura. Është bërë me votim në Kuvend, puna ka vijuar normalisht. Forcat politike që kanë të drejtën për të cuar anëtarë duhet të bëjnë propozimet përkatëse, nëse duan ta menaxhojnë me mjete politIke atëherë s’di cfarë të them” shtoi Zguri.

I pyetur nga zoti. Sadikaj nëse mund të ishte shmangur kjo situatë, pa prekur KQZ, ai u përgjigj:

 “Vendimet kanë parime. Në komisionin e reformës zgjedhore, ku  dhe ai ka qenë strikt i ndarë mazhorancë-opozitë,  palët kanë rënë dakord të jenë të balancuara, është e panegociueshme. KQZ e ka kërkuar dhe pretendon se një subjekt zgjedhor të ishte PR për shkak të rezultateve që ka. Në rast se ndryshojnë mazhorancat pas zgjedhjeve mandati i kryetarit mbaron  ligjërisht para zgjedhjeve të mëvonshme. Janë mazhorancat që kanë përgjegjësitë, ju kërkohet atyre llogari. Ka garanci ligjore procesi, qyetarët s’kanë arsye të tremben sikur cfarë po ndodh. Kemi një kaudër ligjor të përmirësuar, adminsitratë tëbalancuar politikisht, është komisioni për mediat ku gjej rastin për t’iu komplimentuar si një televizion kampion në  zgjedhjet e kaluara, ka kontroll të financave, është edhe  kolegji zgjedhor, të gjitha këto garanci e bëjnë të besueshëm procesin zgjedhor” sqaroi Klement Zguri.

 Teksa anëtari i KQZ mbetet optimist se gjithcka do të shkojë në rrugën e duhur për të garantuar edhe standardet aq shumë të kërkuara nga ndërkombëtarët,  vendimtare edhe procesin e integrimit të vendit, Zguri deklaron se të vetmet që mund ta minojnë procesin do të jenë sjelljet e partive politike pas daljes së rezultatit, duke pasur parasysh atë koalicion që do jetë inferior përballë votës popullore.

 “Për mua jemi në kohë dhe mund tërealizojmë zgjedhje në standardet e kërkuara. KQZ ka tërë eksperiencën e duhur për të ndërtuar një proces zgjedhor, i vetmi telash pas rezultateve është sjellja e partive, nuk pranojnë rezultatin kur ndihen inferiore dhe llogarinë apo përgjegjësinë e kërkojnë te KQZ.Ndoshta partitë duhet të mësohen se si duhet të sillen sa kohë që i japin besimin ndërtimit të administratës zgjedhore, kodit zgjedho,r atëherë ato duhet ti nënshtrohen vendimit” përfundoi përfaqësuesi i PR në KQZ, Klement Zguri.