Armando Sadiku, emri më i kërkuar në "Seria A"

Lajmi i përhapur në mediat italiane se kompania braziliane e fondit të investimeve, "DIS", po kërkon të dërgojë sulmuesin shqiptar Armando Sadiku në radhët e Korinthians, ka bërë mjaft bujë sidomos në Itali. Rreth kësaj teme ka folur edhe menaxheri i futbollistit, Sokol Haxhia, i cili ka konfirmuar se për sulmuesin e Luganos ka interes nga shumë klube të njohura botërore dhe ku më shumë të interesuara janë klubet Italiane. Ai gjithashtu konfirmon faktin se nuk do t'i thuhej jo një oferte të mundshme nga Brazili dhe konkretisht nga kampionët e Korinthians."E kam lexuar edhe unë ditët e fundit këtë histori rreth një kontakti mes presidentit të Luganos dhe përfaqësuesve të kompanisë. Por të shohim se çfarë do të ndodhë, pasi për momentin me ne nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta"."Korinthians është një skuadër e madhe. Nga ana jonë dyert janë të hapura për një marrëveshje të mundshme, pasi ky është një klub shumë i rëndësishëm që mund të ndikojë në rritjen në karriere të sulmuesit Sadiku".Sipas Menaxherit Haxhia, lojtari ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Serisë A. Në Janar sulmuesi kuqezi ka patur një ofert nga ekipi i Sienës por kjo nuk është e vetmja skuadër që është vënë në kërkim të bomberit të talentuar kuqezi.  Me përjashtim të Milan, Juventus, Inter dhe Roma, të gjithë klubet e tjera e kanë monitoruar dhe vazhdojnë të tregojnë interes për kartonin e sulmuesit Sadiku. Blerja e tij është e lidhur me pasaportën e ekstrakomunitarit që ka, pasi është futbollist shqiptar. Do të shohim se çfarë mund të ndodhë në ditët në vazhdim pasi flitet për një transferim të mundshëm gjatë verës në Seria A, aty ku mund tu bashkohet edhe lojtarëve të tjerë të kombëtares si Cana, Çani, Bogdani e shumë të tjerë.