Kupa e Gjermanisë, Bayern Munchen VS Wolfsburg

Pas fitimit të kampionatit që në javën e 28 të Bundesligës, Bajern Mynih kërkon që të sigurojë edhe finalen e Kupës së Gjermanisë.Bavarezët e Jup Heinkes do të luajnë sonte përballë skuadrës së Volfsburg në gjysëmfinalen e parë në "Alianz Arena", ku padyshim do të kërkohet fitorja e për të lehtësuar gjërat për ndeshjen e kthimit. Kampionët zyrtarë të Bundesligës kërkojnë këtë vit fitimin e tripletës së trofeve pasi janë në garë si për Chempions Ligë ashtu edhe për Kupën e Gjermanisë. Sonte ndaj Volfsburg kërkohet një përqëndrim maksimal ndërsa Heinkes pritet që të hedhë në fushë formacionin 4-2-3-1.Në portë: Nojer, në mbrojtje: Alaba, Dante, Van Bujten dhe Lam, në qendër të mesfushës do të jenë dyshja Shvajnshtaiger dhe Martinez, ndërsa treshja Shaqiri, Myler dhe Roben do të mbështesin në repartin ofensiv sulmuesin e vetëm Mandzukiç.Në kampin tjetër trejaneri i skuadrës së Volfsburg, Heking, pritet tu përgjigjet bavarezëve me të njëjtin formacion.Në portë: Benaljo, në mbrojtje: Rodrigues, Madlung, Naldo dhe Hasebe, përpara mbrojtjes do të jetë dyshja: Polak dhe Medojeviç, ndërsa treshja Arnold, Diego dhe Vierinja do të mbështesin në sulm ish bomberin bavarez, Oliç.Ajo që bie në sy në këtë mbrëmje është fakti se sulmuesit kryesor të të dyja skuadrave vijnë nga Kroacia dhe që mund të jetë një rivalitet në distancë për një vend në formacionin e kombëtares ballkanase.Përveç këtij takimi, gjysëmfinalja tjetër e Kupës së Gjermanisë do të luhet nesër ndërsa do të diskutohet mes Shtutgartit dhe Freiburgut.