Roney pranë PSG, Unitet hidhet në sulm për zëvendësuesin
Pavarësisht përgënjeshtrimeve të Sir Alex Ferguson, nga Franca vazhdojnë ende zërat për transferimin e Uejn Roneyt te Paris Saint Germain. Ish këshilltari i klubit parizien, Michel Moulin, ka deklaruar për mediat franceze se operacioni tashmë ka përfunduar dhe palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kalimin e sulmueit në kryeqytetin transalpin. "Më rezulton se operacioni është kryer, dhe se sulmuesi Britanik do të jetë i PSG për sezonin e ardhshëm", u shpreh Moulin.Me qarkullimin e këtyre zërave drejtuesit e skuadrës së Manchester United kanë filluar që tani të mendojnë për pasardhësin e tij dhe partnerin e Vanpersit në fazën ofensive.Për të zëvenduar sulmuesin anglez drejtuesit e "Djajve britanik" i janë shtuar radhës së klubeve të mëdha Europiane për të marrë shërbimet e sulmuesit kolumbian, Radamel Falkao. Shefi i klubit të Manchester United, Jim Laulor, ishte këtë fundjavë në Madrid për të parë nga afër një nga bomberat më të mirë në qarkullim.Në rast se ky operacion nuk përfundon me sukses, atëherë drejtuesit e Junaited kanë një tjetër emër të madh në listë. Bëhet fjalë për sulmuesin polakt të Borusia Dortmund, Robert Levandovski. Ky i fundit pëlqehet shumë nga strategu Ferguson i cili vazhdon të insistojë për ta patur pjesë të skuadrës, pavarësisht se mediat në Gjermani flasin për një arritje marrveshjeje mes Levandovskit dhe kampionëve të Gjermanisë, Bajern Mynih.