Heynckes nuk pranon këshilla nga Gurdiola për të mundur Barçën

Pyetjet rreth Pep Guardiolës vazhdojnë të shqetësojnë Jup Heinkes, që nga momenti kur shorti i vuri para Bajernit të tij, emrin e skuadrës së Barcelonës në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Ndaj trajneri gjerman ka vendosur tashmë të përdorë ironinë e tij për t'iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do të pranojë këshilla nga ish-trajneri i katalanasve, i cili sezonin e ardhshëm do të zërë vendin e tij në stolin e Bajernit."Pep nuk mund të zbulojë detaje rreth Barcelonës për shkak të respektit ndaj ish-klubit të tij. Por mua nuk më shqetëson një gjë e tillë. E njoh mirë futbollin spanjoll dhe Barcelonën. Nëse do të ishte e nevojshme t'i telefonoja ndokujt, atëherë do të zgjidhja Krujf, pasi ai e shpiku sistemin e lojës së Barçës", ishte përgjigja ironike e trajnerit Gjerman ndaj Gazetarve por që sunon të ngacmojë teknikun e ardhshëm që do ti zërë vendin në pankinën e Bavarezëve.Ai ka kritikuar ashpër edhe presidentin e nderit të klubit bavarez, Franc Bekenbauer, i cili në ditët e fundit i kishte bërë thirrje që të kontaktonte me Guardiolën për t'i marrë këshilla. "Nuk e kuptoj sesi një ish-lojtar dhe ish-trajner mund ta thotë një gjë të tillë", ishte reagimi i Heinkes ndaj fjalëve të "Kaizerit".Tashmë duket se Heinkes ka hyrë në një debat të fortë me drejtuesit e ekipit të tij të cilët u treguan të pamoralshëm në vendimin e marrë për të sjellë Guardiolën në pankinën e Bayern, pa marrë aspak parasysh mendimin e teknikut aktual që po i udhëheq Bavarezët drejt trofeve. Pas fitimit të kampionatit, skuadra e Heinkes është në garë për Kupën e Gjermanisë dhe Chempions Ligën, ndërsa Heinkes do të bëjë maksimumin që të fitojë të dy trofet e mundshëm duke filluar nga sonte në ndeshjen e parë  gjysëmfinale të Kupës së Gjermanisë kundër Volfsburg.