Në prag të Norvegjisë, De Biasi kërkon grumbullim të kombëtares jashtë Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit mund të zhvillojë një grumbullim disa ditor jashtë vendit, në prag të ndeshjes eleminatore të Botërorit, ndaj Novegjisë. Sipas mediave Italiane bëhet e ditur se trajneri Gianni De Biasi, i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit të sigurojë një grumbullim jashtë vendit në datat 27 Maj deri në 2 Qershor.Nuk dihet se ku mund të bëhet grumbullimi, por vendet më të mundshme për një grumbullim janë  Gjermania, Zvicra dhe Austria.Ky grumbullim mendohet se do ti shërbejë ekipit tonë kombëtar për të përgatitur në mënyrën më të mire të mundëshme, përballjen më të rëndësishme të sezonit kundër Norvegjisë në "Qemal Stafa", në datën 7 Qershor.Ky grumbullim është mëse i mundshëm, pasi lojtarët e kombëtares në atë periudhë janë të lirë nga skuadrat e tyre dhe mund të jenë plotësisht në dispozicion të tekniku Italian, De Biazi.Shqipëria pretendon të kualifikohet për në Kampionatin Botëror të vitit 2014 në Brazil, duke qenë se aktualisht mbajnë vendin në grup pas Zvicrës, dhe një fitore me Norvegjinë do të na ndihmonte për të rritur shpresat e një kualifikimi historik.