Investitorë rus i garantojnë Interit goditje të mëdha në merkato
Pas shumë problemeve finaciare dhe krizës së rezultateve, duket se te skuadra e Interit ka pak dritë në fund të tunelit. Sipas mediave italiane bëhet e ditur se drejtuesit e ekipit Zikaltër kanë arritur një marrëveshje me rusët e Rosneft për investime të këtyre të fundit në rikthimin e skuadrës në nivele të larta. Me arritjen e kësaj marrëveshjeje, në Itali janë të bindur se Zikaltirit do të hynë fuqishëm në merkaton e ardhshme. Me fonde të reja në arkë, presidenti Massimo Moratti, mund të kthehet më në fund të investojë mbi atë Inter që të gjithë tifozët kanë ëndërruar. Emra të rinj dhe të vjetër janë rikthyer mënjëherë në axhendën e drejtorit sportive, Marco Branka.Në planin e parë të Zikaltërve duket se është mesfusha, repart i cili ka nevojë për ndryshime rrënjësore. Sipas "TuttoSport", në verë do të jetë gati oferta për Paulinjon, i ndjekur prej kohësh por që akoma nuk është rënë në një ujdi me drejtuesit e Brazilit dhe vetë lojtarin, për një kalim në radhët e Zikaltërve. Shifra e lartë e kartonit të mesfushorit Brazilian ka stepur drejtuesit zikaltër për një kohë të gjatë, ndërsa tani me një investim të kompanisë ruse të Rozneft, Morati dhe dirigjentët e tjerë të skuadrës Zikaltër, e kanë më të lehtë të përballojnë shumën e kërkuar nga drejtuesit e skuadrës së Korinthians.Nëse kjo marrëveshje nuk arrihet, atëherë alternativat e drejtuesve nga Milano do të jenë Nianggolan dhe Dragoviç. Gjithashtu në radhët e skuadrës së Interit, flitet edhe për një emër të talentuar të futbollit të ardhshëm, talenti i Malagas Isko është ndër të pëlqyerit e Moratit që në verë do të bëjë ofertën e tij në drejtim të spanjollit.