Del Bosque: Dua Real-Barça në finalen e Champions League
Trajneri i Spanjës dhe një nga teknikët më të mirë të momentit, Vinsente Del Boske, ëndërron një finale të madhe spanjolle mes Real Madrid dhe Barcelonës në Ligën e Kampioneve, për t'i treguar të gjithë botës hegjemoninë e futbollit spanjoll që po vijon ti mahnisë të gjithë. Trajneri i kombëtares iberike është i bindur se ky do të ishte një tjetër hap shumë i rëndësishëm i futbollit spanjoll, i cili në vitit e fundit ka dominuar çdo aktivitet ndërkombëtar, ndërsa tani ka shansin ta bëjë një gjë të tillë edhe me klubet."Të gjithë dëshirojmë një finale mes Realit dhe Barçës. Në këto vite të fundit, për më shumë se një dekadë, ka pasur një hegjemoni të ekipeve spanjolle në Evropë. Një finale evropiane mes Real Madrid dhe Barcelonës do të jetë e shkëlqyer edhe për faktin se pjesa më e madhe e lojtarëve janë pjesëtarë të ekipit kombëtar dhe një përballje mes tyre do të jetë një hap më shumë për futbollin spanjoll", deklaroi trajneri i përfaqësueses.Del Boske duket se nuk shqetësohet nga fakti se një nga të besuarit e tij, Iker Kasijas, ka humbur vendin në formacionin e Realit dhe duke parë formën e Diego Lopez, vështirë se do ta rifitojë atë."Problemin e Kasijas do ta zgjidhim kur të vijë koha e duhur. Ai mbetet një nga portieret më të mirë në qarkullim dhe shprersojë që shumë shpejtë të arrijë formën e tij më të mirë.", tha ai, duke shtyrë për pas sezonit diskutimin nëse kapiteni do të grumbullohet apo jo për Kupën e Konfederatave.