Çështja e Dritan Dajtit, Krimet e rënda kërkojnë short publik

Në kushtet kur asnjë avokat nuk merr persiper mbrojtjen e Dritan Dajtit dhe kur vete i pandehuri Dajti nuk merr pjese ne gjykim edhe Gjykata e Krimeve te Renda ka propozuar nje zgjidhje. Sipas gjykatës këtë bllokim mund ta zgjidhë vetëm një short publik i organizuar nga Dhoma e Avokatisë Tiranë dhe ajo kombëtare në bashkëpunim me vetë këtë gjykatë ku do të zgjidhet një avokat.Kjo zgjidhje i është sygjeruar ne nje shkrese edhe komisionit per ndihmë ligjore dhe për dijeni Ministrisë së Drejtesisë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Duke qënë se deri tani kanë dështuar më shumë së 200 seanca dhe kanë refuzuar mbrojtje 42 avokatë kryesisht, gjykata kërkon caktimin e mbrojtësit më një short publik.Kjo mënyrë do të bëjë të mundur një proçes trasparent dhe avokati do të zgjidhet nga lista e 89 avokatëve të caktuar kryesisht. Gjithashtu, Gjykata ka një tjetër sygjerim që Komisioni Shtetëror për Ndihmën në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë apo Shoqatën e Avokatëve Penalistë të zgjedhin një avokat. Ku nëpermjet shortit të bëjnë marrëveshjen me të, për ofrimin e mbrojtjes ligjore nëpërmjet përfaqësimit të të pandehurit Dritan Dajti, i cili nuk paraqitet në gjykim.Ndaj Dritan Dajtit në Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk është zhvilluar asnjë seancë e rregullt gjyqësore. Prej 3 vitesh asnjë avokat nuk pranon ta mbrojë, duke krijuar një precedent të rrezikshëm, i cili ka marrë epitetin “fenomeni Dritan Dajti”.Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.