Ashton mesazh politikës shqiptare: Zgjedhjet e 23 qershorit, test final për Shqipërinë
Zëri më i lartë i diplomacisë europiane, baronesha Catherine Ashton pas 3 takimeve me liderët e shtetit dhe politikës, i ka thënë prerazi shqiptarëve se zgjedhjet e 23 qershirit janë një test që kalohen vetëm me standard.“Për BE është e një rëndësie thelbësore që zgjedhjet parlamentare të këtij viti të jenë në përputhje me standardet europiane dhe ndërkombëtare. Ky do jetë test për progresin e Shqipërisë drejt BE. Dje ne shprehëm publikisht shqetësimin tonë për pasojat e votimit në parlament për procesin zgjedhor. Është përgjegjësi e gjithë polikanëve të sigurojnë pavarësinë e institucioneve dh të bëjnë të mundur qe institucionet të gëzojnë besimin e të gjithëve. Duhet të ketë besim në këtë process” deklaroi Ashton.Për të pasur standardet që këkohen nga BE, Ashton nga liderët politikë ka kërkuar konsensus e bashkëpunim, çka do të thotë se integrimi është në dorën e vetë shqiptarëve.“BE dëshiron që Shqipëria të ecë përpara me një ritem të mirë në prespektivën europiane. Por progresi në rrugën drejt BE është në duart tuaja. Elementet kyç për progres janë dialogu i mirëfilltë mes partive politike si dhe vullneti për të gjetur kompromis" theksoi ajo.Në një kohë thatësire të deklaratave nacionaliste, Ashton gjithsesi i ka kujtuar politikes shqiptare që të mos kthehet në këto retorika të rrezikshme.“Më lejoni të them dhe pak fjalë për rolin e Shqipërisë në rajon, rol që e vlerësojmë. Natyrisht që të ruhet ky rol konstruktiv duhet të shmanget diskursioni nacionalist. Lipset që Shqipëria të vazhdojë rolin e vet tradicional konstruktiv në rajon” u shpreh përfaqësuesja e lartë e BE-së Chatherine Ashton.Baronesha Ashton mbërriti në Tiranë një ditë pas debatit të ashpër në parlament për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së propozuar nga LSI.Takimet e përfaqësueses së lartë të BE për politikë të jashtme nisën me nje bisedë me kreun e shtetit Bujar Nishani, ku kërkoi që të kryhet një proçes zgjedhor i besueshëm, veçanërisht për votuesit. Ndërsa kreu i shtetit Nishani tha se sfida e vetme mbetet sjellja e partive politike gjatë dhe pas proçesit zgjedhor.Më tej, baronsha Ashton iu drejtua Kryeministrisë për tu takuar me Kreun e qeverisë, ndërsa takimin e trete dhe të fundit ia rezervoi kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama.Në mbyllje të këtyre bisedave, zonja. Ashtron mbajti një konferencë për mediat, por pa pranuar asnjë pyetje nga gazetarët.