PR në njësinë 5, Mediu: Marrëdhënia e drejtë mes partive të koalicionit dhe qytetarit sjell fitoren e maxhorancës

Partia Republikane zhvilloi një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Mini Bashkisë NR.5 në Tiranë, ku u prezantua edhe kandidati për deputet për Tiranen, Petrit Mancaku.Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu theksoi që domosdoshmëri për të djathtën është ndërtimi i një marrëdhënie të drejtë me qytetarët, drejt Bashkimit Evropian, një marrdhënie e drejtë e të gjitha partive të koalicionit.Partia Republikane është një parti parlamentare falë votës së qytetarëve dhe nuk do të vërë asnjeherë, për asnjë lloj motivi në diskutim përfaqësimin e saj parlamentar."Ka vetëm një rrugë koalicioni i së djathtës, ku çdo subjekt të jetë kontribues dhe një marrdhënie interesi reciprok në shërbim jo thjeshtë të mandatit të maxhorancës, por fitores së shqiptarëve" nënvizoi Mediu.Në këtë takim, ku strukturat lokale të PR-së shprehën gadishmërinë dhe angazhimin maksimal për të kontribuar në një mandat të tretë për maxhorancën, si partia e dytë e së djathtës, binte në sy një pjesmarrje masive e të rinjve, banorë të kësaj njësie që kishin përqafuar idetë dhe sloganin e kësaj partie "Me Zotin, për Familjen, Kombin, Pronën".