Gjirokastër, humb jetën 80-vjeçari, mbrojti shtëpinë nga grabitësit

Një 80-vjeçar ka vdekur pasi tentoi të mbronte shtëpinë nga 2 grabitës. Grabitja ka ndodhur në fshatin Vodhimë në komunën Dropull i Sipërm.Nga të dhënat e para dyshohet se 80-vjeçari ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi është përplasur në tokë nga dy grabitësit.Ndërkohë policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të grabitjes dhe zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 80-vjeçarit