PSG dhe Real kërkojnë shkëmbim trajnerësh

Bëhet gjithmonë dhe më konkrete një shkëmbim i bujshëm pankinash mes PSG dhe Real Madrid, gjë që po çorodit jashtë mase skenaret e merkatos futbollistike të verës. Sipas asaj që shkruan "Corriere dello Sport", diçka e tillë do të ketë ndikimin e saj edhe në Serie A.Karlo Ançeloti, në rast largimi për në Madrid, e ka gati një emër për ta marrë me vete: Edinson Kavani. "Mbretërit" nuk e kanë aspak problem të paguajnë klauzolën prej 63 milionë eurosh që është vendosur për sulmuesin uruguajan. Për më tepër, nëse Hose Mourinho kalon te Kryeqytetasit Francez merr me vete te PSG edhe yllin portugez të Real Madrid, Cristiano Ronaldo.Megjithatë këto skenarë që flitet se mund të realizohen në merkaton e ardhshme mund ti prishë skuadra e Chelsit me Manjatin Rus Abramoviç në krye. Sipas mediave britanike bëhet e ditur se Zëvendëspresidenti i Chelsit  Brus Buck ka lënë të hapur deren për një rikthim të Mourinhos në radhët e londinezëve. A ka komentuar zërat për të ardhmen e pankinës ku është përfshirë edhe tekniku i Real Madrid, Hose Mourinho. Njeriu i besuar i manjatit Roman Abramovich, nuk përmend emra, por le të kuptohet se shoqëria londineze është e interesuar për të rikthyer në "Stamford Bridge" portugezin.Buck thekson se puna për të gjetur një trajner të ri nuk ka nisur ende, por shton se mbetet i hapur për të gjitha alternativat. Nën drejtimin e Jose Mourinhos, "Blutë" e Londrës fituan dy herë titullin kampion në Premier League ndaj edhe një rikthim i tij është shumë i mundshëm.Prej disa javësh, mediat iberike dhe ato britanike flasin për një parakontratë mes palëve, por deklarata e Brus Buck i përgënjeshtron këto zëra edhe pse dera e shoqërisë për "Special One" vazhdon të mbetet e hapur.