"La Liga" dhe Bundesliga dominueset e Europës

Pak shumë e kishin menduar se 4 gjysmëfinalistet e këtij sezoni të Champions League do të ishin dy ekipe gjermane dhe dy spanjolle. Real Madrid, Bayern Munchen, Barcelona dhe Borussia Dortmund janë 4 skuadrat që do të luftojnë me njëra-tjetrën për trofeun e më të mirit të Europës.Ky fakt, përveçse tregon cilësinë në rënie në ligat e tjera të njohura të Europës si: Premier League apo Serie A, por edhe superioritetin e dy ligave: Primera Divizion dhe Bundesliga.Futbolli anglez edhe pse cilësohet si një prej më të spektakolarëve ka humbur shumë nga shkëlqimi i viteve të fundit. Kampionia në fuqi e Premier League, Manchester City, u eleminua që në fazën e grupeve, së bashku Chelsin, kampionen në fuqi e Europës.Serie A, e cila prezantohet me 3 ekipe u prezantua me vetëm dy ekipe në fazën finale, ndërsa Udinese u eleminua në fazën para-eleminatore nga Braga.Nëse më parë kampionati gjerman i futbollit lihej pas nga ligat e tjera, me ritmin e lartë të përparimit vitet e fundit, Bundesliga është shndërruar në një prej kampionateve më interesante dhe të bukura të kontinentit. Kjo edhe falë investimeve kolosale që kanë bërë klubet gjermane në lojtarë por edhe infrastrukturë.Nga ana tjetër, La Liga, e cilësuar në shumë sondazhe dhe studime si liga më e fortë në botë, ruan prej disa sezonesh ecurinë e saj pozitive në Kupat e Europës. Me klube si Real Madrid dhe Barcelona, por edhe me yje si Messi, Ronaldo, Ozil, Xavi apo Iniesta, futbolli spanjoll është shndërruar në "pushtues" të futbollit botëror.