Kampionati Europian i Peshëngritjes: Daniel Godelli fiton medaljen e artë në stilin e shtytjes

Peshëngritësi shqiptar, Daniel Godelli ka arritur të fitojë medaljen e artë.Ai në fillim ka fituar medaljen e bronxtë në garën e tij në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, për të bërë të tijën dhe medaljen e artë në stilin e shtytjes, në peshën 69 kg, me 180 kg në provën e tretë, ku ka ngritur 4 kg më tepër se vendi I dytë.Godelli ka mundur të ngrejë 145 kg në provën e dytë në stilin e shtytjes, duke zënë kështu vendin e tretë.Shtangisti kuq e zi arriti të ngjitet në podiumin më të lartë duke mbajtur mbi supe 180 kg në stilin e shtytjes, që ngriti peshë tifozët e pranishëm në “Asllan Rusi”, por edhe të gjithë shqiptarët ngado që janë.Djaloshi nga Peqini arriti të përmbushë pritshmërinë e drejtuesve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes por edhe të bashkëkombasve të tij, për një medalje ari në këtë kampionat. Pritshmëritë më të mëdha ishin tek Romela Begaj, e cila konkurroi në baterinë A, në peshën trupore deri në 58 kg. Në dy provat e para ajo dështoi, ndërsa ngriti në të tretën 95 kg në stilin e shkëputjes, çka I dha asaj një medalje.Romela nuk arriti të fitojë medaljen e artë, por gjithsesi ka bërë një paraqitje të mirë.